Ekipet nuk shpenzojnë shumë për të blerë lojtarë, po i huazojnë

Pas javësh negociatash, diskutimesh, marrëveshjesh të prishura dhe ëndrra pak a shumë të shkatërruara, merkato e verës është ndalur. Shumë prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë në të njëjtin kampionat, duke ndryshuar vetëm fanellat. Transferimi më i bujshëm i ditës së fundit mund të konsiderohet padiskutim ai i Federico Chiesa te Juventus.

Formula? Huazim 2-vjeçar me të drejtë blerje nga Fiorentina. Talenti italian i hapi “dritën jeshile” rikthimit të Douglas Costa te Bayern Munich. Napoli merr në huazim për një sezon Bakayoko, objektivin real të Milanit. Matteo Darmian ishte goditja “in-limite” për Interin.

Goditje “BIG” të paktën në letër për Manchester United. “Djajtë e kuq” firmosën me Edinson Cavanin me parametra zero, duke gjetur te uruguajani liderin e sulmit. Edhe Alex Telles goditje në limite anglezët që në fillimin e këtij sezoni kanë shfaqur shumë ulje-ngritje. Lucas Torreira dhe Thomas Partey janë dy futbollistë tashmë të Arsenalit, që arriti akordin me Atletico Madrid për të huazuar spanjollin dhe për të blerë ganezin për 50 mln euro.

Ditë pazari në ditën e fundit edhe për PSG. Nënkampionët e Europës prezantuan Rafinha nga Barcelona dhe Danilo nga Porto. Interesant është fakti se ndryshe nga dritaret e shkuara të merkatos, në ditën e fundit të merkatos, as Real Madrid dhe as Barcelona nuk kanë ofruar “brumë” të ri në skuadër por kanë hequr dorë nga element të konsideruar të panevojshëm.

Klan Plus