Mbyllet nata e dytë e Këngës Magjike

Mbyllet nata e dytë e Këngës Magjike

23:25 05/12/2019

Finalja do të zhvillohet të shtunën

Është mbyllur këtë mbrëmje nata e dytë e Këngës Magjike. Sonte konkurruan 23 artistë.

Në skenë u ngjitën këngëtarë të njohur, si, Juliana Pasha, Soni Malaj, Orgesa Zaimi etj. Performuan këtë natë edhe këngëtarë të rinj si dhe disa artistë të huaj. Votimi i publikut për këngëtarët do të zgjasë deri në orën 10:00 të mëngjesit.

Nata finale do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës. Për t’u theksuar është se ky edicion i 21-të i këtij festivali vjen nën moton “këndo për të ndërtuar”. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave, do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan



Grupi

LAJMET

Të ngjashme
Grupi