Plot shkëlqim u mbyll edhe nata e dytë e edicionit të 20 të festivalit Kënga Magjike, në një transmetim të drejtpërdrejtë në Televizionin Klan që prej orës 20:30.

Një prej surprizave që u zbulua që në fillim ishte bashkëprezantimi i natës finale edhe me 4 prezantuese të edicioneve të kaluara.

Në natën e dytë garuan 12 këngëtarë “Big” dhe 13 të kategorisë “New Artist”. Interpretimet e tyre morën duartrokitjet e gjata të publikut.

Kujtojmë që janë vetë artistët që votojnë për 20 këngët që shkojnë në finalen e së shtunës në 8 dhjetor.

Tv Klan