Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në qarkun e Dibrës ku Partia Socialiste kryeson me 32 146 ose 56.19%. Koalicioni i Partisë Demokratike ka siguruan 21 790 vota ose 38.09%.

Forcë e tretë në këtë qark rezulton Partia Socialdemokrate me 1315 vota, ose 2.30%.Ndërkohë sa i takon mandateve në këtë qark bëhet e ditur se Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate, ndërsa PD-AMSH ka 2 të tilla.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për subjektet politike ka nisur tashmë procesi për numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Rezultatet përfundimtare të kutive, brenda vendit në këtë qark janë:

Partia Socialiste kryeson me 32 146  vota.

Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 21 790 vota.

Partia Mundësia – 310 vota.

Lëvizja Bashkë – 230 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet – 666 vota.

Koalicioni Euroatlantik – 629 vota.

Lëvizja Atdheu – 48 vota.

Partia Socialdemokrate –  1315 vota.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 17 vota.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 38 vota.

Partia Aleanca Demokracia e Re – 23 vota.

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit si dhe të dhënave të numërimit çdo orë, si dhe krahasime me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al