Në qarkun e Dibrës ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, që do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.

Kështu në këtë qark, në radhët e Partisë Demokratike, e cila ka siguruar 3 mandate, deputetët që kanë marrë më shumë vota janë Xhelal Mziu, me 5321 vota, i ndjekur nga Edmond Isaku me 5098 vota dhe Kreshnik Çollaku 5093.

Sa i përket Partisë Socialiste, e cila në Dibër siguroi 2 mandate, kandidatët më të votuar janë Aurora Mara, me 9367 vota, Dionis Imeraj me 5154 vota dhe Melaim Damzi me 4609 vota.

Sa i përket të parit në listën e PS, Lavdrim Krrashit, i cili erdhi nga Londra për të kandidaduar në Dibër, ai ka arritur të marrë 3317./tvklan.al