Procesi i numërimi të votave të kandidatëve për deputetë është përmbyllur edhe në qarkun e Fierit.

Referuar të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deputetët që futen në Kuvendin e ri të Shqipërisë në radhët e Partisë Socialiste, e cila ka siguruar 9 mandate, janë: Erion Braçe, i cili ka marrë 15 622 vota, Petro Koçi me 3233 vota, Lindita Buxheli me 5390 vota, Baftjar Zeqaj me 2726 vota, Antoneta Dhima me 4268 vota, Bujar Çela me 4319 vota, Ismet Beqiraj me 2391 vota, Tatiana Piro me 2270 vota dhe Gramoz Ruçi, që ka siguruar 10 292 vota.

Sa i përket Partisë Demokratike, e cila në qarkun e Fieri ka marrë 6 mandate, kandidatët fitues janë Enkelejd Alibeaj me 5225 vota, Eralda Bano (Tase) me 1295 vota, Saimir Korreshi me 4887 vota, Luan Baçi me 5315 vota, Nustret Avdulla me 2506 vota dhe Ilda Dhori 3858 vota.

Një mandat në Fier e ka siguruar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fituese është kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, e cila ka mundur të marrë 1771 vota./tvklan.al