Në Bashkinë e Mirditës është mbyllur numërimi i votave brenda vendit. Aty Partia Demokratike ka fituar me mbi 1400 vota.

Sipas të dhënave nga KZAZ-ja atje, PD ka marrë 5453 vota, ndërsa PS ka marrë 4008 vota.

Ndërkohë kujtojmë se vijon ende numërimi për votat e diasporës.

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan.al