Në bashkinë Tepelenë dhe Memaliaj procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Dorina Muhaj partia që kryeson në këto bashki është Partia Socialiste me 3214 vota.

Partia Demokratike ka marrë 1003 vota në këtë bashki. Vota në Tepelenë gjithashtu kanë marrë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me 149 të tilla, Partia Mundësia me 84 vota.

Në bashkinë Memaliaj, Partia Socialiste ka marrë 3003 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 1444 vota

Ndërkohë në qarkun Gjirokastër nga 198 kuti janë numëruar 119, ku Partia Socialiste kryeson me 14 686 dhe Partia Demokratike me 6410 vota.

/tvklan.al