Është mbyllur në barazim pa gola sfida e parë e Partizanit përballë azerëve të Qarabagut në eliminatoret e Champions Leagues.

Nuk munguan rastet e shënimit nga të dyja skuadrat në ndeshjen e luajtur në Tiranë, në stadiumin “Selman Stermasi”.

Të dyja skuadrat iu afruan golit duke goditur tranversën, por pa mundur të shënojë.

Partizani bëri një lojë mbrojtëse duke u bazuar te kundërsulmi.

Të kuqtë aktivizuan edhe disa nga afrimet e fundit në skuadër.

Kualifikimi për më tej do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Tv Klan