Palët bien dakord për të vijuar të martën bisedimet

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe takimi i së hënës ndërmjet udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndonëse para takimit, kreu i LDK-së Isa Mustafa kishte shfaqur vullnetin për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Për atë po shkojmë, ne jemi të gatshëm të përfundojmë marrëveshjen”.

Nënkryetarja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk është arritur marrëveshje por pajtueshmëri për të vazhduar takimet.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje njofton se takimi i radhës do të mbahet nesër në të cilin do të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it si dhe shefja e misionit të BE-së në Prishtinë.

Kësaj radhe madje edhe mediat ishin lejuar që të qëndronin në hollin e Kuvendit ku edhe po mbahej takimi. Por me të përfunduar takimi, i pari ishte Mustafa që u largua fshehtas nga mediat por që u fotografua nga ekipi i Tv Klan, ndërsa Kurti më pas shfrytëzoi hyrjen tjetër të Kuvendit edhe ai duke u ikur mediave.

Derisa mediat brenda hollit nuk janë lejuar që të dalin nga objekti i Kuvendit pa u larguar krerët e këtyre partive.

Janë bërë dy muaj nga certifikimi i rezultateve e rreth 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa Kosova ende është pa qeveri, i mandatuari për Kryeministër Albin Kurti ka afat deri më 4 Shkurt që të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë.

Tv Klan