Finalja e Ligës së Kampionëve në Afrikë u mbyll para përfundimit të kohës së rregullt. Një gol i shënuar nga Vidad Kazablanka u anulua dhe kjo solli zemërimin e lojtarëve dhe stafit në sfidën e kthimit në fushën e Esperans të Tunizit. U kërkua ndërhyrja e sistemit VAR që nuk kishte funksionuar në ato momente.

Kjo bëri që skuadra e Vidad Kazablanka të mos dilte më në fushë. Pas një pritje rreth një orë drejtuesit e Konfederatës Afrikane të Futbollit vendosën që Esperans e Tunizit të shpallej kampion.

Tv Klan