Për 24 orë, dogana e Kapshticës do të jetë e bllokuar, për shkak të një greve nga pala greke.

Në një njoftim zyrtar autoritetet shqiptare sqarojnë se

“njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në

datën 30.05.2018, ora 07:00 deri në datën 31.05.2018 ora 07:00, do të ndërpritet puna dhe nuk do të lejohet kalimi i mjeteve”.

Gjatë këtij harku kohor do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve.

I njëjti njoftim është dhënë edhe për dy pikat e tjera të kalimit kufitar, ajo e Kakavijës dhe pika e kalimit kufitare Tre Urat në Përmet

./tvklan.al