Mbyllet procesi i regjistrimit të pronave në Fier



Mbyllet procesi i regjistrimit të pronave në Fier

14:39 17/04/2021

Lame: Nga e hëna qytetarët mund të aplikojnë për të marrë legalizimin

Nga e hëna qytetarët në Roskovec mund të aplikojnë për të marrë legalizimin e pronës. Sipas kreut të kadastrës Artan Lame, listat janë gati dhe do të afishohen.

Një nga zonat që preket është edhe ajo e Darëzezës në Fier.

“Mund të aplikojnë direkt duke parë listimin që do të jetë nga e hëna në facebook-un e kadastrës. Mund të aplikojë nëpërmjet ASHK-së Fier”, tha Lame.

Lame deklaroi se në Fier ekziston edhe fenomeni i mostërheqjes së legalizimeve.

“Nga ana tjetër kemi edhe zona ku legalizimi ka ecur dhe ka shumë lista që nuk janë paraqitur për të tërhequr lejen e legalizimit. Kemi folur me kryetarin e bashkisë për të hapur një sportel të përbashkët këtu në Roskovec, me listat e objekteve të legalizuara të cilat mund të vijnë të aplikojnë për të tërhequr këtu lejen e legalizimit”, u shpreh Lame.

Sipas Lames Fieri është qarku i parë në Shqipëri që përmbyll procesin e regjistrimit fillestar të pronave.

Klan News







Të ngjashme