Mbyllet procesi i shqyrtimit të aplikimeve fillestare për BKH-në



Mbyllet procesi i shqyrtimit të aplikimeve fillestare për BKH-në

22:02 12/10/2020

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12 Tetor, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. 

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14 Tetor, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

/tvklan.al






Të ngjashme