Universiteti i  Tiranës ka përmbushur 85% të kuotave për studentë që në raundin e parë. Rektori i universitetit Mynir Koni, shprehet se kanë mbetur 900 vende të lira, ndërsa theksin e vë tek cilësia e studenteve të regjistruar.

Mynir Koni

Në raundin e parë janë regjistruar 4716 sutdentë. Një prurje shumë pozitve dhe rezulton që mesatarja e studentëve të fundit të regjistruar është mbi 8 e lart. 

Studentet që janë regjistruar, si fitues në një dege studimi tashmë kanë mundësi të çregjistrohen për të vijuar konkurrimin për një tjetër dege në raundin e dytë.

Mynir Koni 

Ne do t’i përcjellim të dhënat dhe raundi i dytë fillon në datë 15 deri në 22 Shtator.

Faza e dytë e aplikimit për universitet, do të kalojë sërish në disa nën faza, ku studentet kanë një ditë kohe për tu regjistruar.

Tv Klan