Duket se lagjes së zhurmshme të Amsterdamit po i vjen fundi. Prej kohësh në Amsterdam është përfolur për të mbyllur lagjen me drita të kuqe. Megjithatë duket se tani më për të është marrë një vendim.

Kryebashkiakiakia e këtij qyteti, ka vendosur që të mbyllen shtëpitë publike dhe të mos këtë më vajza në vitrina, por reklamimi i tyre të bëhet përmes internetit.

Femke Halsema ka thënë se nuk do të ndalojë prostitucionin në Amsterdam, pasi në atë vend ka treg pune, ka kërkesa dhe kjo gjë shton turizimin. E gjitha bëhet për shmangur zhurmat dhe përdorimin e alkoolit, pasi lagja e famshme është kthyer në një xhungël urbane.

Kryebashkiakia prezantoi katër opsione, si përshembull mbyllja e dritareve në shtëpitë e licencuara publike, ndonëse kjo gjë do të kufizonte reklamimin e shërbimeve të punonjëseve të seksit. Një tjetër mundësi ishte zhvendosje në qendër të qytetit, por ishin punonjësit që nuk ishin dakort, pasi nuk do të kishin siguri. Ndërsa një tjetër opsion përflitet të jetë që këto shtëpi të të mos jenë vetëm në një pjesë të qytetit.

Megjithatë asgjë nuk është vendosur. Çdo gjë është lënë e hapur për sugjerime të tjera dhe sigurisht do të merret dhe mendimi i vajzave që punojnë atje.

Klan Plus