Shefja e Shërbimit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Silavana Bala tregon në një intervistë për Klan News se si do të procedohet me pacientët e shtruar në këtë spital.

Mosha e pacientëve të shtruar në këtë spital është 50 vjeç e sipër. Mjekja Bala thotë se pavarësisht përmirësimit të situatës duhet kujdes i vazhdueshëm jo vetëm nga mjekët, por edhe pacientët.

Të shtruar në Spitalin Infektiv dhe në Sanatorium janë në total 37 persona, prej të cilëve 7 janë në terapi intensive.

Klan News