Nuk do të ketë aktivitete deri në Olimpiadën Paris 2024

Stadiumi më i madh në Francë, Sent Deni do të mbyllet për të qenë gati për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Mediat franceze shkruajnë se asnjë aktivitet futbolli, regbije, atletike apo koncerte nuk do të zhvillohet në arenën që mban më shumë se 81 mijë spektatorë.

Një mungesë e madhe, pasi shumë evenimente organizohen në Stad dë Frans. Kjo mbyllje do të shërbejë për ta ruajtur dhe kryer rinovime që të jetë gati për Olimpiadën e ardhshme verore që do të 26 Korrik të 2024.

Tv Klan