Nga sot, një nga nyjet kyçe që lidh Paskuqanin, pjesë e Bashkisë Kamëz,  me Tiranën, do të jetë e bllokuar. 

Bëhet fjalë për një nga urat më problematike, me vetëm një sens kalimi, që shpesh është shndërruar edhe në mollë sherri për drejtuesit e automjeteve.

Rindërtimi i saj do të zgjasë 45 ditë. Ndërsa qytetarët duhet të zgjedhin alternativa të tjera për të hyrë apo dalë nga Tirana.

Por një situatë e tillë shkakton kaos në trafik.

Në hyrje dhe në dalje të urës janë vendosur betone dhe policë të Bashkisë.

Për rindërtimin e kësaj ure, qëndrimet e qytetarëve janë të ndryshme. Por ka edhe të tjerë që janë pro.

Klan Plus