Një tjetër ngjarje kriminale në familje është parandaluar në kryeqytet gjatë 12 orëve të fundit.
Një 66-vjeçar është vënë në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Më pas Riza Sallahi e ka mbyllur atë në banesë bashkë me nipërit dhe mbesat e tij.
66-vjeçari kërcënonte familjarët me një sëpatë që të mos lajmëronin policinë. Pavarësisht këtij fakti uniformat blu janë njoftuar për këtë rast dhe kur kanë shkuar në banesën e tij në rrugën “Pavarësia” i kanë vënë prangat.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Kujtojmë se ky rast vjen pas atij të një 35-vjeçari që dhunonte dhe mbante të mbyllur familjen e tij (Lexo më shumë)./tvklan.al