Qeveria në mbledhjen e sotme ka zyrtarizuar vendimin për caktimin e pushimit për një prind gjatë ditëve që shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura.

Sipas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave është vendosur që datat 24, 25 dhe 26 Janar 2022 do të jenë ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve.

Pushimi do të vlejë për të gjithë nëpunësit civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësaj periudhe, për aq sa është e mundur, përjashtimisht, me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë ose titullarit të institucionit, mund të kryejnë detyrat më të domosdoshme funksionale të cilat përmbushen në kushtet e banesës, nëpërmjet telepunës”, shtohet në njoftim.

Më tej qeveria i bën thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, për tre ditët e kësaj jave kur i ftohti të jetë prezent në të gjithë vendin./tvklan.al