Mbyllja e shkollave, Kushi: Njëri nga prindërit që kanë fëmijë të mitur mund të qëndrojë në shtëpi




Mbyllja e shkollave, Kushi: Njëri nga prindërit që kanë fëmijë të mitur mund të qëndrojë në shtëpi

18:51 23/01/2022

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, njoftoi në rrjete sociale se për shkak të ndërprerjes tre ditore të shkollave, njëri nga prindërit me fëmijë të mitur do të lejohet që të qëndrojë në shtëpi “pa pasoja administrative dhe financiare”.

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 Janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, sqaron ministrja e Arsimit, por pa bëre publik asnjë vendim zyrtar.

Hapja e shkollave parashikohet të jetë më 27 Janar dhe se orët mësimore do të zëvëndësohen.

Klan News











Të ngjashme