Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një deklaratë të shkurtër për mediat teksa po bëhet gati të nisë procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin.

Kreu i demokratëve sheh një fitore për aleancën opozitare që drejton me votimet që u kryen ditën e sotme.

Ai shprehu besimin se numëruesit dhe komisionerët do të kryejnë detyrën sipas ligjit, ndërsa theksoi se në fund të procesit zgjedhor është Shqipëria ajo që do të fitojë.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces për përgjegjësi dhe durim sipas ligjit. Siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, tha Basha./tvklan.al