Komisioni Evropian ka deklaruar këtë të enjte se ka miratuar skemën e qeverisë gjermane prej 12 miliardë Eurosh për të kompensuar kompanitë për dëmet e shkaktuara për shkak të bllokimeve të koronavirusit vitin e kaluar.

Komisioni, deklaroi se skema gjermane ishte një përgjigje proporcionale dhe në përputhje me rregullat e BE të ndihmës shtetërore.

Skema u jep të drejtën kompanive nga të gjithë sektorët për të kompensuar dëmet e shkaktuara gjatë bllokimeve të vendosura në Gjermani për të përmbajtur pandeminë e koronavirusit në Mars-Prill dhe Nëntor-Dhjetor të vitit të kaluar.

Ndihma përfshin grante që mbulojnë deri në 100% të dëmit të pësuar gjatë bllokimeve, ose 75% të xhiros që një kompani ka pasur në muajt e fundit të vitit 2019.

Një zyrtare e BE tha se skema e ndihmës së miratuar, do të kompensojë deri në 4 milionë Euro për një kompani./tvklan.al