emigrante_turqi_lesbos

Të paktën 14 emigrantë, 7 prej tyre fëmijë, janë mbytur në ujërat midis Turqisë dhe ishullit grek Lesbos. Roja bregdetare greke ka shpëtuar 27 persona.

Ndërkohë në Maltë është zhvilluar një Samit mes liderëve europianë dhe atyre afrikanë për të diskutuar krizën e emigrantëve.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 800,000 emigrantë kanë ardhur në Europë në 2015 përmes detit, ndërsa më shumë se 3,400 kanë vdekur ose rezultojnë të humbur.

Rreth 150,000 prej tyre vijnë nga vende afrikane si Eritrea, Nigeria apo Somalia.

Tv Klan