Dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së dielës.

Sipas policisë së Pogradecit, dy viktimat kishin dalë për të peshkuar në rezervuar.

Banorët e fshatit kanë gjetur dhe nxjerrë nga uji trupin e njërit prej peshkatarëve. Ai është 50-vjeçari Arben Pupa, banues ne fshatin Bletas. Bashkë me të po peshkonte edhe 56-vjeçari Ramazan Kojtari, kryeplak i fshatit Bradomirë, për të trupin e të cilit vijojnë kërkimet.

Dyshohet se varka e dy peshkatarëve është çarë dhe është mbushur me ujë.

Tv Klan