Dy djem të moshës 15-vjeçare janë mbytur në një rezervuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit Ennis në Irlandë.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 15:30, por nuk mundën dot të shpëtonin adoleshentët.
Mendohet se të dy djemtë ishin me disa shokë të tjerë. Njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur dhe menjëherë ka shkuar dhe shoku i tij për ta ndihmuar, por kanë qenë pa fat. Djemtë ishin të dy nga Ennis, qytet ky në perëndim të Irlandës.
Shefi i mbikëqyrjes John Kerin, tha se kjo është një tragjedi: “
Kjo është një tragjedi vërtet e tmerrshme. Të dy ishin adoleshentë ishin shumë të talentuar dhe djem shumë të mirë. Ne i shprehim ngushëllime familjeve të tyre”.
Dy djemtë janë dërguar menjëherë në spital, por kanë ndërruar jetë disa orë më vonë.
/tvklan.al