Një adoleshent ka humbur jetën pasi u hodh për t’u larë në lum. Ngjarja ka ndodhur në lumin e Matit ditën e djeshme, ndërsa trupi i pajetë është gjetur sot.

Viktima është një 14-vjeçar, thotë policia, i cili u hodh nga “Ura e Zogut” për t’u larë në lum. Mirëpo hedhja rezultoi fatale për adoleshentin, i cili u mbyt në ujërat e lumit.

Ai kishte shkuar së bashku me shokët e tij. Trupi i pajetë i të miturit u dërgua në morg për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

/tvklan.al