Një tjetër pushues humbet jetën në plazh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Viktima është një 29-vjeçar me iniciale R.D. nga fshati Peshtan i Fierit.

Janë të paqarta shkaqet e mbytjes në det të të riut. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të cilat kanë nisur hetimet për të sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari R.D., nga fshati Peshtan i Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al