Një aktore e famshme kubane u gjet e vdekur këtë javë përgjatë vijës bregdetare në Miami Beach, Florida, kanë thënë autoritetet.

Trupi i Broselianda Hernández Boudet, 56 vjeç, u gjet nga dikush që ecte në plazh rreth orës 6:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Trupi më vonë u identifikua si Hernández Boudet, e cila ishte i njohur në Kubë për filma të tillë si “Habanera” dhe “Gjërat që lashë në Havana”.

Të afërmit thanë se Hernández Boudet kishte dalë të martën mbrëma për të blerë cigare, por kurrë nuk u kthye në shtëpi.

Aktorja ka lindur në Havana, Kubë, por 5 vitet e fundit ka jetuar në Miami. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është gjendur ende. /tvklan.al