Policia e Durrësit njofton se një kapiten i një peshkarexhe që kishte dal në det për peshkim, është hedhur në det dhe është mbytur.

Mësohet se kapiteni i anijes që ka humbur jetën është 49-vjeçari me iniciale  A. K.. Po ashtu blutë e Durrësit sqarojnë se  nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave./tvklan.al