Një tjetër i ri ka gjetur vdekjen në ujërat e Durrësit këtë të mërkurë.

Ai është një 20-vjeçar me iniciale E.L, banues në qytetin bregdetar. Burime zyrtare sqarojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:50 në Currila, në rrethana ende të paqarta.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj

I riu është viktima e dytë për këtë fillim muaji. Më 2 Qershor, një 22-vjeçar u mbyt tek Gjiri i Lalëzit teksa lahej në det.

/tvklan.al