Një person ka gjetur vdekjen paraditen e kësaj të premteje në Durrës, pasi u mbyt në det. Ngjarja ndodhi rreth orës rreth orës 10:00, në portin e qytetit.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 60-vjeçar me iniciale Xh.S. Ai mësohet se u rrëzua në det gjatë kohës që po punonte dhe fatkeqësisht humbi jetën pasi u mbyt.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al