Një e moshuar nga Kosova është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Shëngjin të Lezhës.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një 71-vjeçare nga Podujeva që ndodhej në Lezhë për pushime.

Një grup hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al