Një ngjarje tragjike ndodhi mesditën e kësaj të hëne në Kukës. Një djalë vetëm 16 vjeç humbi jetën pasi u mbyt në liqen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Hani i Lacit, në fshatin Bardhoc. Sipas policisë, 16-vjeçari me iniciale L.G, ishte u futur për t’u larë kur dyshohet se u mbyt aksidentalisht.

Polumbarët e Renea-s arritën ta gjejnë dhe ta nxjerrin trupin e pajetë të viktimës pas disa orësh kërkime.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al