Mbytet në lumë 30-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

Foto ilustruese

Mbytet në lumë 30-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit

16:27 31/07/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, ku një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, ku A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë, duke u larë në lumë, është mbytur.

Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraditen e sotme, edhe dy persona të tjerë u gjetën të mbytur në lumin Buna në në fshatin Darragjat të Shkodrës.

Dhurim Arra, 39 vjeç, banor i kësaj zone, dyshohet se ka tentuar të ndihmojë 14-vjeçarin nga Puka, Frenki Pëllumbaj, i cili po mbytej, por rrjedha e lumit i ka rrëmbyer të dy.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, teksa familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tyre. Trupat janë gjetur nga polumbarët vetëm ditën e sotme. /tvklan.al





Të ngjashme