Një 68-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në zonën e Mulletit në Tiranë.

Viktima është identifikuar me iniciale Sh.P., thotë policia, që ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Dyshohet që 68-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje. /tvklan.al