Një 35-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të premte në Shkodër, pasi u mbyt në lumë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40 në fshatin Darragjat.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 35-vjeçar me iniciale R. M. nga Maroku. Ai dyshohet se u mbyt aksidentalisht.

Trupi i pajetë mbetet ende në ujërat e Bunës. Për gjetjen e tij aktualisht janë angazhuar efektivë të policisë dhe banorë të zonës./tvklan.al