Familja kishte shkuar për të pushuar, por nuk e dinte se pushimet do të ktheheshin në një tragjedi.

Një vogëlush britanik ka gjetur vdekjen, pasi u mbyt në pishinën e hotelit me katër yje në Paradise Park në Tenerife.

Presley Stockton, nga Wigan u ankua tek prindërit e tij se nuk mund të hante ushqimin, pasi e pengonin kamardaret.  Teksa prindërit ishin duke konsumuar drekën, ai shkoi tek pishina dhe hyri brenda, pa ditur se ajo do të ishte hera e fundit.

Edhe pse ai u nxorr menjëherë nga pishina dhe iu dha ndihma e parë ishte tepër vonë, pasi 4 vjeçari kishte ndërruar jetë sepse kishte pirë shumë ujë.  Hetuesit dolën në përfundimin se mos pasja e krahëve të ujit, i kushtoi  vogëlushit shumë.

Një ekzaminim pas vdekjes i kryer në spitalin Royal Manchester zbuloi se Presley, vdiq nga mbytja.

/tvklan.al