Një vogëlush ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke u larë në pishinën e hotelit. 7- vjeçari nga komuna Irgoli e Sardienjës ka qenë së bashku me nënë e tij në pishina, por në momentin që ai është mbytur ka qenë i vetëm. Nëna e tij ishte brenda në hotel.

Sipas mediave italiane vogëlushi ka futur dorën tek tubi i filtrimit dhe i ka ngecur brenda, kjo ka bërë që ai të fundoset në pishinë dhe të mbytet.

Menjëherë në vendngjarje ka ardhur ambulanca e cila është përpjekur për të rikthyer në jetë 7-vjeçarin, por ka qenë e kotë. Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen tragjike.

/tvklan.al