Një i ri humbi tragjikisht jetën këtë të enjte në Kukës, pasi u mbyt në rezervuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Novosej.

Sipas policisë, viktima është një 19-vjeçar me iniciale S.B, i cili dyshohet se u mbyt teksa po lahej në rezervuar.

Në vendin e ngjarjes janë nisur autoritetet policore dhe ato hetimore./tvklan.al