Autoritetet policore në Korçë identifikuan djalin 8-vjeçar i cili pasditen e kësaj të enjteje humbi tragjikisht jetën, pasi u mbyt në rezervuar.

Në një përditësim të informacionit për mediat, policia thotë se 8-vjeçari me iniciale S. Ç., rezulton se ka rrëshqitur në ujë dhe për pasojë është mbytur.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 16:05, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, në lagjen Nr.3 të Korçës.

Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga uji nga punonjësit e zjarrfikëses dhe policisë. /tvklan.al