Një 12-vjeçar me iniciale D.D. është mbytur tek diga e liqenit të Farkës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 dhe dyshohet se i mituri ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë.

Dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, si dhe polumbarët e RENEA-s, të cilët rreth 2 orë më vonë arritën të gjenin trupin e të miturit./

tvklan.al