Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Shkodër. Policia e Shkodrës sqaron se një vajzë 13-vjeçare me iniciale Z.L. është mbytur në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues

Sipas informacioneve e mitura ishte duke u larë me familjarët por papritur u është larguar atyre dhe është mbytur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe po merr dëshmitë e familjarëve./tvklan.al