Një tjetër tragjedi është shënuar në plazhet shqiptare.

Policia e Lezhës njofton se  rreth orës 19:00 është gjetur i mbytur një person ende i paidentifikuar në plazhin e Tales.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur./tvklan.al