Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Vlorë. Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” zonën e Plazhit të Vjetër. Sipas informacionit paraprak të policisë, i moshuari ka qenë duke bërë plazh vetëm.

Uniformat blu po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al