Mbytet pushuesi 22-vjeçar, polumbarët në kërkim të trupit të pajetë - Tv Klan

Mbytet pushuesi 22-vjeçar, polumbarët në kërkim të trupit të pajetë



Mbytet pushuesi 22-vjeçar, polumbarët në kërkim të trupit të pajetë

20:09 17/08/2021

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të drekës në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Një 22-vjeçar nga Tirana dyshohet se është mbytur në det. Polumbarët kanë nisur punën për gjetjen e trupit të pajetë.

“Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al








Të ngjashme