McDonald’s ka njoftuar planet për të rihapur pikat e saj në Ukrainë, të cilat u mbyllën pas pushtimit të Rusisë në muajin Mars pas pushtimit rus. Kompania e ushqimeve të shpejta, tha se shpresonte se rinisja e punës në Ukrainë do të ndihmonte në vendosjen e në ndjesie të vogël, port ë rëndësishme të normalitetit.

Në njoftimin zyrtar të kompanisë u tha se do të ketë një rihapje me faza gjatë muajve të ardhshëm në Kiev dhe Ukrainën Perëndimore në zonta që konsiderohen të sigurta. Kujtojmë se Mc Donald’s kishte më shumë se 100 pika në Ukrainë para nisjes së konfliktit.

Që atëherë, kompania ka vazhduar të paguajë paga për më shumë se 10,000 punonjës.

“Ne kemi folur gjerësisht me punonjësit tanë të cilët kanë shprehur një dëshirë të fortë për t’u kthyer në punë dhe për të parë restorantet tona në Ukrainë të rihapen, ku është e sigurt dhe e përgjegjshme për ta bërë këtë,” tha zëvendëspresidenti i lartë Paul Pomroy në një mesazh të postuar në faqen e internetit të kompanisë.

Analistët thonë se pritet që lufta të shkaktojë një rënie ekonomike prej 35% ose më shumë në Ukrainë këtë vit, duke ndërprerë eksportet, duke shkatërruar infrastrukturën kryesore dhe duke detyruar të mbyllen mijëra biznese.

Në Qershor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në një takim të liderëve të biznesit perëndimorë të organizuar nga Universiteti Yale dhe u kërkoi firmave të investojnë në vend. Ai ka përgëzuar gjithashtu rihapjen e dhjetëra ambasadave në Kiev, duke përfshirë atë të Mbretërisë së Bashkuar në Prill./tvklan.al