“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan është një emision me të ftuar special ku të gjithë nuk kursehen nga rrëfimet e tyre dhe nuk shpëtojnë as pyetjeve pikante.

Në lojën e fundit, reperët e ftuar Kresha, Geasy, Lyrical Son dhe Onat duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante ose të hanin ushqimet e shëmtuara. Pyetja për Kreshën ka qenë: “Prej vitesh je një nga artistët më të mëdhenj në industrinë e muzikës e repit shqiptar, por ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë se kush sipas teje meriton vërtet titullin “MC” në historinë e rrepit shqiptar dhe cili prej tyre nuk e meriton! Ndaj dy emra dhe dy arsye ose haje”.

Ai nuk ka ngurruar të përgjigjet, duke treguar se Lluni sipas tij është një MC në tregun muzikor, ndërkohë që për Lyrical ka thënë se nuk e meriton duke qenë se ai është kantautor e s’mund të jetë MC, ndonse e kuptueshme e ka dhënë këtë përgjigje për t’u shpëtuar ushqimeve.

Por pasi kjo nuk u pranua sipas rregullave të spektaklit që nuk përmenden në pyetje personazhet që ndodhen në skenë, Kresha ka vendosur të hajë duke mos dhënë asnjë emër tjetër.

Tv Klan