Eurodeputeti David McAllister ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Përmes një mesazhi dërguar Kryeministrit Rama, McAllister thotë se me prioritet është integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Z. Rama më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, thuhet në mesazhin David McAllister. /tvklan.al